Emaar Properties (EBA) ka vendosur të investojë 2.5 miliardë dollarë në rindërtimin e portit të Durrësit. Projekti, në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare, do të transformojë totalisht aspektin aktual të portit.
Alabbar: “Të ndërtosh portin më të madh në detin Adriatik, në Durrës, me mbi 12,000 apartamente, hotele, restorante dhe dyqane, për mua do të thotë të kthesh një ëndërr në realitet”.
Al Alabbar e përkufizon Shqipërinë gjithashtu si “Evropën e re” dhe fton sipërmarrësit e tjerë të ndjekin hapat e tij dhe shton “Kur shoh Shqipërinë, çfarë po ndodh me qeverinë atje, shoh se sa shumë po punojnë të gjithë për të zhvilluar vendin, për të mbajtur atë përpara, dhe unë dua të jem i pari që do të shkoj atje. (…) Sepse të gjithë treguesit janë të drejtë, rritja e turizmit dhe 450 kilometra bregdet mahnitës me pamje nga Greqia fqinje”.